2010-12-06 17:25:46

Rifilluan bisedimet ndërmjet Iranit dhe grupit “5+1”


(06.12.2010 RV)Pas gati një vit amullie, rifilluan në Gjenevë bisedimet ndërmjet Iranit dhe grupit “5+1”, ku bëjnë pjesë SHBA-të, Rusia, Kina, Britania e Madhe, Franca dhe Gjermania. Në rendin e ditës, programi bërthamor i Republikës Islamike. Gjithsesi, bashkësia ndërkombëtare përfaqësohet vetëm nga komisarja për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë në Bashkimin Evropian, Kethrin Ashton, ndërsa Irani, nga kryenegociatori, Sajed Xhalili. Dialogu u ndërpre një vit më parë, pasi Irani nuk pranoi propozimin ndërkombëtar, i cili parashikonte furnizimin e Teheranit me lëndë djegëse bërthamore, nëse ai hiqte dorë nga pasurimi i uraniumit në vend. Kjo pikë nuk ka më kuptim, pasi Irani shpalli se ka arritur autonominë e plotë në këtë proces.







All the contents on this site are copyrighted ©.