2010-12-05 15:28:05

Papa: respektimi i të drejtave, themel i bashkëjetesës civile. Të lutemi për mbarimin e dhunës kundër të krishterëve e myslimanëve.


Papa Benedikti Xvi denoncoi “dramën e pengjeve eritreas e të kombësive tjera, në shkretëtirën e Sinajit” dhe hoqi vërejtjen duke thënë se “respektimi i të drejtave të të gjithë njerëzve pa dallim është parakusht për bashkëjetesën civile”. 250 afrikanët janë marr peng nga një bandë kriminale më 20 nëntorin e kaluar.
“Në këtë kohë të Ardhjes, në të cilën jemi të thirrur ta kultivojmë e përgatisim pritjen tonë për Zotin që vjen mes nesh, - tha Papa – ju ftoj t’i luteni Hyjit për të gjitha situatat e botës ku ka dhunë, vuajtje, mos tolerancë, kështu që ardhja e Jezusit të sjell ngushëllim, paqe e pajtim”. “Mendoj – shtoi Ati i Shenjtë - në shumë situata të vështira, siç janë atentatet e vazhdueshme që verifikohen në Irak kundër të krishterëve e myslimanëve, mendoj në ndeshjet në Egjipt ku ka pas të vdekur e të plagosur, në viktimat e trafikantëve e të kriminelëve, siç është drama e pengjeve eritreas e të kombësive thera, në shkretëtirën e Sinait. Respektimi i të drejtave të të gjithëve është parakusht e bazë për bashkëjetesën civile. Lutja jonë drejtuar Zotit e solidariteti jonë, urojmë t’u sjellin shpresë atyre që gjenden në vuajtje”.Kështu pohoi mes tjerash Papa gjatë lutjes së Engjëllit të Tënzot, sot në mes ditë në Vatikan.







All the contents on this site are copyrighted ©.