2010-12-05 14:59:48

Betlehemi i Zvikaut, protestë e katolikëve gjermanolindorë kundër komunizmit


U përurua sot, në kishën romake të Shën Marisë “ad Martyres”, në Panteon të Romës, një betlehem, që vjen nga Xvikau, një qytet i ish-Gjermanisë Lindore. 20 vjet pas rënies së Murit të Berlinit, vepra e krijuar nën regjimin komunist, që kufizonte dhe i diskriminonte katolikët, jo vetëm në fushën e lirisë fetare, por edhe në studim e në punë, ekspozohet tani në një kishë katolike, për t’u admiruar nga vizitorë të vendeve të ndryshme të botës. Betlehemi, më i madhi i krejt Saksonisë, është vepër e skulptorit Xho Hobart dhe përbëhet nga shtatore prej druri, çdonjëra prej të cilave peshon 10 ton. Do të mbetet i ekspozuar deri më 2 shkurt.
Ardhja e këtij betlehemi në Romë u bë e mundur nga bashkëpunimi ndërmjet protestantit Vilhelm Shtaudaher, drejtor i zyrës romake të Fondacionit gjerman “Konrad Adenauer” dhe deputetit kristianodemokrat Mikael Luter, pasardhës katolik i Martin Luterit, protagonistit të Reformës protestante. Në përurim ishin të pranishëm shumë qytetarë të Xvikaut dhe të ftuar nga bota politike, kishtare e kulturore.







All the contents on this site are copyrighted ©.