2010-12-01 16:54:44

Wikileaks: Interpoli lëshon mandat arresti për themeluesin


(01.12.2010 RV)Mandat arresti ndërkombëtar për themeluesin e Wikileaks, Xhulian Asanzh. Ndërhyrjen e Interpolit e kërkoi Suedia, në kuadrin e një hetimi për abuzime seksuale. Avokatët e Xhulian Asanzh i janë drejtuar Gjykatës së Lartë për të kundërshtuar mandatarrestin, por për vendimin duhet pritur java e ardhshme.
39 vjeçari australian, themelues i Wikileaks, kërkohet nga Suedia për t’u pyetur në një çështje për “dhunim dhe agresion seksual”, pas denoncimit të dy grave në gusht.








All the contents on this site are copyrighted ©.