2010-12-01 17:14:08

Paqja, siguria e liria fetare në qendër të fjalimit të sekretarit të Shtetit të Vatikanit në mbledhjen e OSBE-së


(01.12.2010 RV)Sfidat aktuale të sigurisë dhe mësimet e Kishës ishin sot në qendër të fjalimit të Sekretarit të Shtetit të Vatikanit, kardinal Tarçizio Bertone në mbledhjen e 56 krerëve të shteteve e të qeverive, anëtarë të Organizatës për Siguri e Bashkëpunim në Evropë (OSBE). Takimi zhvillohet sot e nesër në Astana të Kazakistanit.
“Paqja – theksoi kardinali – nuk sigurohet vetëm me heshtjen e armëve, por është rezultat i bashkëpunimit ndërmjet individëve, nga njëra anë, e vetë shoqërive, nga ana tjetër. Është gjithashtu rezultat i respektimit të disa kërkesave etike”. Objektiv i përbashkët i shteteve, theksoi më pas kardinal Bertone, është mbrojtja dhe respektimi i dinjitetit të njeriut, që bashkon krejt familjen njerëzore në një unitet të rrënjosur në katër parime themelore: vënia e njeriut në qendër të të gjitha aktiviteve, solidariteti, ndihma dhe e mira e përbashkët.








All the contents on this site are copyrighted ©.