2010-12-01 17:14:50

Papa bekon një shtatore të Zojës së Loretos


(01.12.2010 RV)Sot paradite, gjatë audiencës së përgjithshme, Papa bekoi shtatoren prej bronzi të Zojës së Loretos, Pajtore e Aviacionit, e cila do të vendoset në aeroportin romak të Fiumiçinos. E Lumja Virgjëra Mari e Loretos, me Krishtin Fëmijë në krahë, e gjatë 2 metër e gjysëm, ka nën këmbë globin tokësor, ndërsa mbi të fluturojnë tre avionë.
Shtatorja do të vendoset gjatë kremtimit solemn të 90- vjetorit të shpalljes së Zojës së Loretos, Pajtore e aviacionit, në një nga vendet më të dukshme të Aeroportit. E, që aty, do të përshëndesë, do të bekojë e do të mbrojë shtegtarët, që marrin rrugët ajore drejt të gjitha vendeve të botës.







All the contents on this site are copyrighted ©.