2010-11-30 15:25:30

“Drejt Krishtlindjes: shtegtim atje, ku dashuria e Zotit iu dëftua mbarë botës”: Pak histori


(30.11.2010 RV)Në meditimin e dytë, ju ftojmë të shtegtojmë së bashku në vende e në kohë, për t’u njohur me fillimet e kremtimit të Kohës së Ardhjes. Në viset ku lindi Krishti, Koha e pritjes nisi të kremtohej që në shekullin IV. Më pas, rreth shekullit VI, u përhap në mbarë botën e krishterë, që shtrihej në hapësirat e pafundme të Perandorisë Romake. Në Romë Koha e Ardhjes nisi të kremtohej për herë të parë rreth vitit 336. Nga fundi i këtij shekulli, kremtimi u përhap edhe në Gali e në Spanjë. E, duke pasur parasysh se krishterimi në trojet e sotme shqiptare është i kohës apostolike, edhe etërit e lashtë ilirë, në ditët e fundme të nëntorit, duhet të jenë vënë shpirtërisht për udhë drejt Shpellës së Betlehemit, që në shekujt e parë pas lindjes së Krishtit.







All the contents on this site are copyrighted ©.