2010-11-30 17:14:32

Uikiliks nxjerr fakte edhe për Shqipërinë dhe qeverisjen e saj.


(30.11.2010 RV)Shtypi shqiptar njoftoi sot se në materialet sekrete të bëra publike nga siti web Uikiliks ka edhe dokumente që i përkasin Shqipërisë dhe qeverisë Berisha. Kryesisht bëhet fjalë për dokumente të ambasadës amerikane në Tiranë por edhe të selive të tjera amerikane si ajo në Paris apo Athinë. Temat që rrahen më shumë në këto dokumente, klasifikuar si sekrete, janë anëtarësimi i vendit në Nato, lufta kundër korrupsionit, pakti detar Tiranë – Athinë, shpërthimi i Gërdecit etj. Por ndër tjera, tërheq veçanërisht vëmendjen fakti se “Bankers Petroleum”, një shoqëri naftënxjerrëse kanadeze, zhvillon një veprimtari të dendur në Shqipëri ku shfrytëzon disa puse në zonën e Visokës, Patos. Gjithnjë sipas këtij dokumenti kjo shoqëri është fajtore për ndotjen e jashtëzakonshme të mjedisit në këtë zonë të Shqipërisë. Raporti vazhdon duke nënvizuar se përqindja e kancerit këtu është rritur e po ashtu edhe niveli i amoniakut dhe i lëndëve të tjera helmuese është tepër i lartë.
Po ashtu, në dokumente të tjera kritikohet qeverisja tepër e ashpër e kryeministrit Berisha dhe ngathtesia në luftimin e korrupsionit. Një pjesë e dokumenteve në fjalë u botuan sot nga të përditshmet shqiptare.







All the contents on this site are copyrighted ©.