2010-11-30 15:25:13

Sekretari i shtetit të Vatikanit u dorëzon ortodoksëve të Kazakistanit një relike të shën Andreut Apostull


(30.11.2010 RV)Sot paradite , në katedralen ortodokse të Astanës në Kazakistan, sekretari i shtetit të Vatikanit, kardinali Tarçizio Bertone i dorëzoi bashkësisë ortodokse të vendit një fragment nga reliket e shën Andreut Apostull, pikërisht në ditën e festës së shenjtit. Ky fragment, tha kardinali, iu shtyftë të shumëfishoni përpjekjet, që në të ardhmen jo të largët, dishepujt e Krishtit të shpallin me një zë e me një zemër Ungjillin, mesazh shprese për krejt njerëzimin.
Autoritetet e Kazakistanit e ftuan kardinalin Tarçizio Bertone për vizitë, në prag të mbledhjes së Organizatës për Sigurimin dhe Bashkëpunimin në Evropë (OSBE), që do të mbahet më 2 e 3 dhjetor në Astana. Selia e Shenjtë, e cila është anëtare e OSBE-së, do të marrë pjesë në konferencë. Para kremtimit liturgjik, kardinal Bertone u takua me presidentin e Kazakistanit, Nursultan Nazàrbajev dhe me Ministrin e Jashtëm. Të premten, Sekretari i shtetit të Vatikanit do t’i dorëzojë edhe Kishës Katolike një fragment të relikeve të shën Andreut Apostull, gjatë kremtimit eukaristik në katedralen e Astanës.







All the contents on this site are copyrighted ©.