2010-11-29 18:58:32

Sot Kisha katolike përkujtoi Shën Saturninin e Tuluzës.


(29.11.2010 RV)Gojëdhëna tregon se ishte i lidhur ngushtë me apostujt, por ka shumë mundësi që kjo të mos jetë e vërtetë. Historia na siguron se Shenjti, duke ardhur nga Lindja, arriti në Tuluzë të Francës në vitin 250, në kohën e konsujve Decio e Grato. Si u emërua ipeshkëv i qytetit, u përpoq me të gjitha forcat të përhapte Ungjillin e Krishtit, duke pasur parasysh se në këtë kohë, në Gali, kishte shumë pak bashkësi të krishtera e edhe këto, me organizim të dobët. Vdiq i martirizuar nga pagantë e qytetit francez, që besonin se ishte kryetar i një sekti të rrezikshëm.
Emri Saturnin (Sernin në gjuhët lindore) vjen nga latinishtja e do të thotë ‘i trishtuar’. Emblemat e shenjtit janë shkopi baritor e palma e martirizimit.







All the contents on this site are copyrighted ©.