2010-11-27 16:48:37

Raporti 2010 mbi lirinë fetare: të krishterët persekutohen në Azi


Liria e fesë në 194 vende të botës fotografohet nga “Raporti mbi lirinë fetare në botë 2010”, paraqitur të mërkurën në Romë nga organizata kishtare “Ndihmë për Kishën që vuan”. 70% e popullsisë botërore jeton në vende ku persekutohet, ose ka probleme për shkak të fesë. India dhe Kina, vendet me më shumë raste. Disa shtete të Indisë njihen për sulmet kundër pakicave fetare e për kthimet me forcë në hinduizëm. Në Kinë, feja është akoma “opium për popujt”.







All the contents on this site are copyrighted ©.