Kardinali Angjelo Komastri për “Varfanjakun e Betlehemit”
O Zot, në sa koha i shkatërron të gjitha shpresat, e vetmja shpresë mbetesh Ti! Në
sa shekuj e shekuj me mijëra kalojnë e zhduken, Ti mbetesh përherë i ri. Ti
ruan freskinë e lules e të gurrës së acartë. Në sa pasuritë gjithnjë më shumë zbulojnë një
fytyrë që gënjen e grimcohet, Ti prap na mahnit, na josh përsëri veç me varfërinë
e Betlehemit. O Zot, lodhur janë fjalët, premtimet vijojnë të përsëriten e
të kundërshtojnë vetveten pambarim. Po flakëza e shpresës në shpirt nuk na shuhet, etja
për dritë rilind pambarim; e pritja lulëzon përsëri. Presim diçka, presim Dikë. Të
presim Ty, o Foshnje e varfër e Betlehemit, je ti përgjigja që në shpirtin tonë
jehon, Ferishte e Betlehemit, je pasuria që ne s’e kuptojmë, Ti, varfanjak
i Betlehemit, je paqja që aq fort na mungon. O Zot, i lindur në Betlehem, qytet
i varfërisë e i vogëlsisë sonë, vrapojmë pranë Marisë, të të shikojmë me sy, të
të duam me zemër, për të qenë, më në fund, me Ty, të lum, o Varfanjak i Betlehemit, se
vetëm Ti mund të na dhurosh, një rreze drite në errësirën tonë. Amen.