Gjergj Kastrioti Skënderbe ngriti flamurin kombëtar në Krujë
Më 28 nëntor 1443 i madhi Gjergj Kastriot Skënderbeu ngriti flamurin kombëtar në
kalanë e Krujës. Ndërkaq 469 vjet më vonë, më 28 nëntor 1912, Ismail Qemali ngriti
flamurin në Vlorë dhe shpalli pavarësinë e Shqipërisë. Kjo ditë shënon pavarësinë
tonë kombëtare. Më 28 nëntor 1912 në orën 14:00 u hap Kuvendi i Vlorës me 37 delegatë
nga e gjithë Shqipëria. Kryetari i tij u zgjodh Ismail Qemali, i cili deklaroi se
shpëtimi i vetëm i Shqipërisë është shpallja e pavarësisë, krijimi i qeverisë, zgjedhja
e pleqësisë që do ta kontrollonte atë dhe dërgimi i një komisioni për të mbrojtur
çështjen shqiptare para Fuqive të Mëdha. Më 28 nëntor 1793 në Shkodër, Lezhë dhe
në rrethinat e tyre nisi kryengritja kundër ushtrive osmane. Me humbje të mëdha pashai
turk mundi të çante rrethimin, por në Lezhë pësoi goditje dhe humbje të reja, qe e
detyruan te tërhiqet për në Manastir.