2010-11-27 17:13:31

Ambasadori Kosovës në Itali, Albert Prenkaj merr çmimin ‘Papa Bonifaçi VIII’.


Të flasim për paqen” , ishte tema e mbrëmjes organizuar nga Shoqata kulturore onlus e qytetit të Ananjit, Akademia Papa Bonifaçi të premten më 26 nëntor. Me këtë rast u bë dorëzimi i çmimeve dhënë personaliteteve të larta kishtare e ndërkombëtare çmimin ndërkombëtar ‘Papa Bonifaçi VIII’.
Ndër personalitetet e dekoruara ishte edhe Ambasadori i Kosovës pranë Shtetit Italian me seli në Romë, shkëlqesia e tij Albert Prenkaj, që mori këtë çmim prestigjioz nga kryetari i shoqatës, kalorësi doktor Santo De Angelis.
Në këtë mbrëmje u fol mbi vlerën e paqes dhe punën që po bëhet në vise të ndryshme të botë për rivendosjen e kësaj vlere universale mes popujve e vendeve të ndryshme. Mbi domethënien e çmimit ‘Papa Binifaçi VIII’ të dëgjojmë dëshminë e Ambasadorit të Kosovës në Itali, shkëlqesinë e tij Albert Prenkaj..............RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.