2010-11-26 09:48:42

Prof.Afrim Hoti: zgjedhjet e 12 dhjetorit pikënisje drejt një të ardhme më premtuese për Kosovën


Kosova drejt zgjedhjeve të dhjetorit. Analistët politikë parashikojnë pjesëmarrje jo të madhe të numrit të votuesve në zgjedhjet e parakohshme të 12 dhjetorit, pak mbi 40 për qind. Zgjedhjet e para pas shpalljes së pavarësisë, për Kosovës paraqesin një provë të rëndësishme demokracie, sigurie, stabiliteti e përparimi.
Te qytetarët e Kosovës shihet e shënohet një rënie e atij entuziazmi e shprese që solli shpallja e pavarësisë së Shtetit. Kjo për shkak të situatës së rëndës ekonomike e faktorëve tjerë si korrupsioni, mungesa e reformave të pritura ligjore e tjera të domosdoshme.
Në anën tjerë mungon ende njohja e disa Vendeve të Bashkimit Evropian e të Natos, që do të mundësonin hyrjen e Kosovës në organizmat ndërkombëtar e edhe ato financiar.
Udhëheqësit qeveritarë që do të dalin nga zgjedhjet e 12 dhjetorit i presin sfida të rëndësishme si brenda Vendit, si reformat, luftimin e korrupsionit, sigurimin e rendit e të bashkëjetesës paqësore, çështjen e Mitrovicës e tjerë, e po kështu edhe në politikën e jashtme, siç është dialogu me Beogradin, regjistrimi i Kosovës në organizmat ndërkombëtar dhe njohjet e reja. Mbi zgjedhjet e 12 dhjetorit në Kosovë, flasim me profesor Afrim Hotin, profesor i së drejtës ndërkombëtare në Universitetin e Prishtinës. Ta dëgjojmë intervistën tonë.......................RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.