2010-11-26 18:17:59

Paraqitet Fondacioni Vatikanas “Jozef Racinger-Benedikti XVI”.


(26.11.2010 RV)Më 1 marsin e kaluar, Papa dha lejën për themelimin e një enti, të quajtur “Fondacioni Vatikanas Jozef Racinger-Benedikti XVI”, duke iu përgjigjur, kështu, dëshirës së shprehur nga shumë studiues gjatë viteve. Qëllimi i Fondacionit është të promovojë studimin e shkrimeve të profesorit Jozef Racinger, sot Papa Benedikti XVI, të nxisë njohjen e teologjisë, të organizojë takime me vlerë të lartë kulturore e të vlerësojë studiues, që shquhen për kërkime shkencore. Fondacioni u paraqit sot paradite, në Sallën e Shtypit të Selisë së Shenjtë.







All the contents on this site are copyrighted ©.