2010-11-26 18:18:10

Imzot Zimosvski: qeveritë t’u sigurojnë nënshtetasve shërbimet e nevojshme shëndetësore.


(26.11.2010 RV)Nga Konferenca XXV ndërkombëtare e Këshillit Papnor për Punonjësit e Shëndetësisë, me temë “Kujdes më i madh e më njerëzor për shëndetin e njeriut, në dritën e Caritas in veritate”, mbajtur në Vatikan më 18 e 19 nëntorin e kaluar, u arrit në katër përfundime kryesore.
Së pari, e drejta për mbrojtjen e shëndetit, e njohur nga organizmat kombëtare e ndërkombëtare, duhet t’u kujtojë qeverive detyrën për t’u siguruar qytetarëve të gjitha shërbimet e nevojshme shëndetësore.
Së dyti, burimet për sigurimin e këtyre shërbimeve, duhen shfrytëzuar me solidaritet e humanitet.
Së treti, misioni i Kishës në fushën shëndetësore, lind nga urdhëri i Zotit: “ Shkoni e shëroni të sëmurët” e gjen, në Samaritanin e mirë, paradigmën e vet. Së katërti: mbarë shoqëria ka të drejtë të gëzojë frytin e rezultateve të reja në fushën e bio-mjekësisë, për t’u mjekuar, për të ruajtuar shëndetin e për të shpëtuar jetën.







All the contents on this site are copyrighted ©.