2010-11-26 18:21:44

Asia Bibi në qendër të udhëtimit të kardinalit Turan në Pakistan


(26.11.2010 RV)Në Pakistan, ka mundësi të zgjidhet çështja e Asia Bibit, gruas së krishterë, dënuar me vdekje për blasfemi. Ministri për pakicat, Shahbaz Bhatti bëri të ditur se ekziston një raport mbi pafajësinë e saj. Dje, mbërriti në Islamabad kreu i Këshillit Papnor për Dialogun Ndërfetar, kardinali Zhan Lui Turan, ndërsa ekstremistë myslimanë protestojnë edhe sot kundër faljes së gruas.







All the contents on this site are copyrighted ©.