2010-11-26 18:19:43

Akoma i lartë tensioni ushtarak ndërmjet dy Koreve


(26.11.2010 RV)Akoma i lartë tensioni ushtarak ndërmjet dy Koreve, pas bombardimit të ishullit koreanojugor Jeongpiong nga ana e koreanoveriorëve, të martën. Shtatmadhoria e Seulit denoncoi sot shpërthime të reja në ishull. Ndërkaq, pasi SHBA-të dërguan anije luftarake në rajonin korean, qeveria japoneze dha alarmin për rëndimin e situatës. Dje, ministri i mbrojtjes i Koresë së Jugut dha dorëheqjen.







All the contents on this site are copyrighted ©.