2010-11-25 18:12:11

Irak: Maliki emërohet kryeministër, thirrje për bashkim kombëtar Vendit


Emëruar kryeministër për të detyrën herë, gati nëntë muaj ngërçi politik pas zgjedhjeve parlamentare në Irak, Nuri el Maliki, bëri thirrje për bashkim ndërmjet elementeve të ndryshme që e ndajnë vendin. Presidenti i vendit Talabani i ka dhënë Malikit 30 ditë kohë për formimin e qeverisë dhe u ka kërkuar partive të paraqesin “kandidat cilësor e të ndershëm”. “I kërkoj popullit irakian të punojë për kapërcimin e të gjitha diskutimeve e mosmarrëveshjeve të kaluara, duke lënë pas shpine e të hapin një faqe të re bazuar mbi bashkëpunim”, tha Al-Maliki gjatë ceremonisë së marrjes së mandatit. Zgjedhjet parlamentare në fillim të marsit të kaluar nuk nxorën fitues me shumicë absolute asnjë prej partive e kampeve politike. Kështu, aleanca shiite e Malikit është grindur për një kohë të gjatë me aleancën sunite të ish-kryeministrit Allavi se kush do të drejtojë qeverinë e ardhshme të vendit.







All the contents on this site are copyrighted ©.