2010-11-24 17:57:20

Në Afganistan vriten 16 talibanë nga sulmet e Natos


Në Afganistanit nga dy sulme ajrore gjatë fundjavës, në pjesën jugore të këtij Vendi, janë vrarë 16 kryengritës. Në një deklaratë të guvernatorit të provincës jugore, Helmand, njoftohet se 13 militantë u vranë nga një sulm ajror i NATO-s në vendin Kajaki. Sipas njoftimit, këtë vend talibanët e përdornin si qendër të kontrollit dhe për mbajtjen e takimeve. Nga sulmi i dytë u vranë tre liderë lokalë talibanë, që i koordinonin sulmet kundër forcave afgane e trupave të NATO-s.







All the contents on this site are copyrighted ©.