Kardinali Bertone : veprimtaria e Vatikanit në skenën ndërkombëtare ka si qëllim gjetjen
e së mirës së përbashkët.
(23.11.2010 RV)Institucionet ndërkombëtare janë në garë për “përpunimin e një
kulture që rrënjoset në jetën tonë të përditshme.” Një kulturë që Selia e Shenjtë
e vlerëson për të kapur atë që përputhet me të mirën e përbashkët të familjes njerëzore.”
Kështu deklaroi sot paradite Sekretari i Shtetit kardinali Tarçizio Bertone gjatë
inaugurimit të vitit të ri akademik të Universitetit Papnor Lateranens. “Kontributi
i Selisë së Shenjtë, - shtoi Kardinali ka si qëllim të udhëzojë edhe zgjedhje me karakter
thjesht teknik “përmes parimeve etike, të drejtësisë dhe të solidaritetit.
“Pozita
e Selisë së Shenjtë në kuadrin ndërkombëtar sjell me vete edhe ndërlikime jo vetëm
në fushën juridike dhe institucionale por edhe në atë politike,” domethënë që lidhen
me qeverisjen e Bashkësisë së Kombeve”. “Kisha është e vetëdijshme se sot, çështje
si mbrojtja e Krijimit, mbrojtja e dinjitetit njerëzor, zhdukja e varfërisë, kanë
nevojë që synimet dhe veprimet të bashkohen në një pikë në mënyrë që popujt dhe shtetet
të ndjehen me të vërtetë si një familje e madhe kombesh.” theksoi më tej kard. Bertone.