2010-11-22 17:39:56

Paraqitet nesër libri ri i Peter Sevald me Benediktin XVI, “Drita e botës. Papa, Kisha e shenjat e kohës”


Do të paraqitet nesër, në Sallën e Shtypit të Vatikanit, libri-intervistë i Peter Sevald me Benediktin XVI, “Drita e botës. Papa, Kisha e shenjat e kohës”, botuar nga Libraria e shtëpia botuese vatikanase. Joseph Ratzinger i është kthyer, pra, bisedës me gazetarin gjerman mbi Kishën e mbi sfidat e kohës sonë, pas dy librave-intervista realizuar me të kur ishte akoma kardinal.
Autori i veprës, gazetari Sevald është pritur prej 26 deri më 31 korrik në Kastel Gandolfo nga Papa që është përgjigjur në 90 pyetje. Në këtë libër-intervistë prekën tema si: skandali i pedofilisë, çështja e ekumenizmit, dialogu me islamin, rasti i ipeshkvin negacionist Williamson, për priftat e martuar, divorcin, kontracepsionet, reformat e Kishës, liturgjia, marrëdhëniet me ortodoksit. Ati i Shenjtë Benedikti Xvi ndalet edhe te figura e paraardhësit, Gjon Pali II. Përgjigjet janë të jashtëzakonshme e të papritura, si kur përmend synimet e vërteta të Kishës: “Jemi një bashkësi njerëzish që jetojnë në fe. Nuk është fjala e detyra për të krijuar një prodhim apo për të pasur sukses në shitje”.







All the contents on this site are copyrighted ©.