2010-11-22 15:25:20

Ngushëllimet e Papës për vdekjen e kardinalit Urbano Navarrete, mësues shembullor i meshtarëve të ardhshëm.


(22.11.2010 RV)Papa shpreh “Nderim të thellë, si për dëshminë personale të jetës së krishterë e të asaj rregulltare, ashtu edhe për shërbimin shembullor në formimin e breznive të reja, posaçërisht të meshtarëve”, në një telegram ngushëllimi, duke kujtuar figurën e ndritur të kardinalit jezuit spanjoll, Urbano Navarrete Kortéz, që vdiq sot, në Romë, në moshën 90 vjeçare. Mesha e dritës për Kardinalin e ndjerë, që do të kremtohet pasnesër, në Bazilikën e Vatikanit, do të kryesohet nga kardinali Anxhelo Sodano, dekan i Kolegjit Kardinalor. Në përfundim të kremtimit, Benedikti XVI do t’u drejtojë fjalën të pranishmëve dhe do të kryesojë ritet e Lamtumirës së fundit: Ultima Commendatio dhe Valedictio.







All the contents on this site are copyrighted ©.