2010-11-22 14:20:42

Më datën 21 nëntor përkujtohej imzot Pjetër Budi në 444- vjetorin e lindjes.


Imzot Pjetër Budi, i lindur në Gurin e Bardhë të Matit në vitin 1566, qëndroi në vendlindje deri në moshën 21 vjeçare. Më pas u shugurua meshtar dhe kreu për 29 vjet misionin baritor meshtarak në Kosovë e në Maqedoni.
Duke ndjerë nevojën e librave liturgjikë në gjuhën shqipe, u nis për në Romë, ku me kujdes prej bariu e këmbëngulje prej studiuesi, arriti të botonte katër libra, të domosdoshëm për vijimin e punës ungjillëzuese e baritore në një vend që vijonte të kërcënohej nga islamizimi që sollën Turqit.
Veprat e ipeshkvit shqiptar imzot Pjetër Budit janë gur themel për historinë e shqipes së shkuar: “Doktrina e Kërshtenë”; “Pasqyra e të rrëfyemit” dhe “Rituali Romak”. Pas botimit të librave, prifti u rikthye menjëherë në atdhe, ku u emërua ipeshkëv i Zadrimës.
Me librat e sapo botuar në dorë, nisi kremtimet e Sakramenteve të Shenjta në gjuhën shqipe. Më 1622 u mbyt në lumin Drin, vdekje që pa dyshim lidhet ngushtë me veprimtarinë e tij të gjithanshme fetare e atdhetare. Imzot Budi mbetet poeti i parë i letrave shqipe.







All the contents on this site are copyrighted ©.