2010-11-20 18:17:20

Kardinali i ri guineas, Robert Sarah: thirrje për ta bërë Zotin gjithnjë më të pranishëm në botë!


(20.11.2010 RV)Sipas traditës, pas krijimit të kardinajve të rinj, sot pasdite, duke nisur nga ora 16. 30, për të përfunduar në orën 18.30, Hirësitë e tyre pritën vizita urimi në disa nga sallat më të bukura të Vatikanit. Ndërmjet tyre, në Sallën e Bekimeve, priti vizita edhe kardinali me origjinë nga Guinea e Re, Robert Sarah, kryetar i Këshillit Papnor Cor Unum, dikaster që drejton veprimtarinë bamirëse të Atit të Shenjtë në botë. E pyetëm ç’ kuptim ka për të, por edhe për Kontinentin afrikan, emërimi i tij në Kolegjin Kardinalor:

Përgjigje: - Për mua është mirësi e Zotit, që nuk e meritoj; është edhe thirrje për ta dashur gjithnjë më shumë Hyjin e edhe për të vdekur për të, për Ungjillin, për shëlbimin e botës. Është nder e thirrje, që vjen nga Zoti e më fton për një jetë më të thellë kristiane e, sidomos, meshtarake. Mendoj se bota e sotme ka shumë nevojë për njerëz të Zotit, njerëz që e jetojnë jetën e tyre si prani fizike e Krishtit në botë. Unë shikoj, në nderimin që më bëhet, thirrjen e Zotit për të qenë gjithnjë gati, në shërbim të tij. Nuk është thjesht veshja e kuqe simbol i gjakut, i cili mund të derdhet çdo çast, është kryesisht thirrja; unë e kam kuptuar, e jam i lumtur që i përgjigjem Zotit ‘po’, me plot gojën!







All the contents on this site are copyrighted ©.