2010-11-19 15:33:20

Shënime historike mbi Koncistorin


Kardinajt e dalë nga meshtarët e 25 titujve ose kishave, pothuajse gati famullitare të Romës, nga 7 diakonët rajonalë dhe 6 diakonët palatinë dhe nga 7 Ipeshkvij të rrethinave të Romës, qenë gjithmonë këshilltarë dhe bashkëpunëtorë të Papës.
Në 1150 këta formuan Kolegjin Kardinalor me një Dekan, që ishte Ipeshkvi i Osties, dhe një Kamerleng, si administrator i të mirave materiale. Duke filluar nga viti 1059 këta janë zgjedhësit ekskluziv të Papës.
Në shekullin XII filluan të emëroheshin kardinaj edhe prelatë rezidentë jashtë Romës. Duke filluar nga shek. XII, kardinajt u paraprijnë ipeshkvijve dhe kryeipeshkvijve, e nga shek. XV edhe Patrikëve. Ata, ndonëse meshtarë të thjeshtë, kanë të drejtën e votës në Koncile. Numri i tyre, gjatë shek. XIII-XV zakonisht jo më i madhe se 30, qe caktuar në vitin 1586 Papa Siksti V në 70.
Kardinajt iu përkasin Kongregatave të ndryshme romake. Ata konsiderohen si Princa me gjak dhe kanë titullin Hirësi. Ata që janë rezidentë, pra me banim në Rome, edhe jashtë Qytetit të Vatikanit quhen pa përjashtim shtetas të tij.
Papa Gjoni XXIII e kufizoi numrin e kardinajve të caktuar nga Papa Siksti V (Koncistori Sekret i 1958) dhe vendosi që të gjithë kardinajt të ngriheshin në rang ipeshkvnor (1962).
Papa Pali VI përcaktoi vendin e pjesëmarrjen e Patrikëve Lindorë në Kolegjin e Kardinajve (1965) dhe me Motu Proprio “Ingravenscentem Aetatem” ( 21.11.1970) urdhëroi që me kalimin e 80-të vjetëve të moshës, kardinajt:
    nuk janë më anëtarë të Dikasterit të Kuries Romake dhe të gjithë Organizmave të Përhershme të Selisë së Shenjtë dhe të Shtetit të Qytetit të Vatikanit.
    e humbin të drejtën e zgjedhjes së Papës së Romës, dhe, si pasojë edhe të drejtën të hynë në Konklavë.

Në fund, Pali VI vendosi që numri maksimal i kardinajve që mund të zgjedhin Papën e Romës të fiksohet në 120.( Koncistori Sekret, 5.11.1973). Ky kufizim është konfirmuar edhe nga Gjon Pali II, por i cili e lejoi të shkojë deri numrin e Kolegjit të Kardinajve në 135. Ndërsa Benedikti XVI ka konfirmuar normën e numrit 120, në rastin e Koncistorit të 24 marsit 2006-ës dhe të 24nëntorit të 2007-ës.
Kardinajt i ruajnë traditat dhe detyrat e tyre si zgjedhës e këshilltarë të Papës në udhëheqjen e Kishës Universale. Ata ndahen në tri urdhra: ipeshkvnor, meshtarak dhe diakonal, dhe zgjidhen lirisht nga Papa ndërmjet kandidatëve të cilët së paku janë të shuguruar meshtarë.
Kolegji i Kardinajve drejtohet nga Dekani. Kardinajt i ofrojnë në mënyrë kolegjiale bashkëpunimin e tyre Bariut më të Lartë të Kishës në koncistorët e zakonshëm dhe të jashtëzakonshëm. Nëse drejtojnë dikastere ose institute të Kuries Romake apo të Shtetit të Qytetit të Vatikanit, atëherë janë të lutur të japin dorëheqjen kur i mbushin 75 vjet. Në rastin e selisë së lirë (vakante) papnor, Kardinajt kanë vetëm të drejtat e tyre që burojnë nga ligje të veçanta që janë në fuqi.
Datat kur janë zhvilluar Koncistorët për krijimin e kardinajve:
Gjoni XXIII:
(1) 15.12.1958; (2) 19.03.1962
Pali VI:
(1)22.02..1965; (2) 26.06.1967; (3) 28.4.1969; (4) 5.3.1973;
(5) 24.05.1976; (6) 27.06.1977

Gjon Pali II:
(1)30.06.1979; (2) 02.02.1983; (3) 25.05.1985; (4) 28.06.1988; (5) 28.06.1991;
(6) 26.11.1994; (7) 21.02.1998; (8) 21.02.2001; (9) 21.10.2003.

Benedikti XVI:
(1) 24.03.2006; (2) 24. 11. 2007







All the contents on this site are copyrighted ©.