2010-11-19 14:27:30

Përfundoi në Kosovë ‘Java e filmit’ kushtuar së Lumes Nënë Terezë.


Këtyre ditëve në Prishtinë përfundoi ‘Java e Filmit’ kushtuar jetës dhe veprës së Lumes Nënë Terezë, organizuar në kuadrin e kremtimeve të Jubileut të 100 vjetorit të lindjes nga Kisha katolike dhe Institucionet Shtetërore të Kosovës.
Tipari i parë që karakterizon Nënë Terezën është universalizmi i saj në çdo kuptim dhe drejtim, në çdo kohë dhe hapësirë, gjithmonë, kudo e më kudo i udhëhequr nga dashuria e respekti. E Lumja Nënë Terezë nuk kishte për qëllim asgjë tjetër, përpos të jetë rreze e dashurisë së Zotit e urë lidhëse vëllazërore mes njerëzve, popujve, racave e feve, duke u pri të gjithëve drejt Atit Qiellor, Hyjit Dashuri.
Në ‘Javën e Filmit’ doli në pah edhe për një herë rëndësia e madhështia e figurës së Nënë Terezës, kësaj here edhe në aspektin historik të popullit shqiptar. Prejardhja, vendi e koha ku u lind Nënë Tereza, karakteri, orientimi e vepra e saj, si dhe kontributi i veprës së që bëri për njerëzimin e mënjanuar dhe historinë shqiptare janë tre faktorë kryesorë që e karakterizojnë figurën e jashtëzakonshme të kësaj Nëne të madhe.
Po më hollësisht mbi ‘Javën e filmit’ që u organizua në Prishtinë, të ndjekim shërbimin e Rabie Ibrajt........RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.