2010-11-19 18:17:17

Presidenti Topi falënderon spitalin e Vatikanit 'Bambino Gesù' për ndihmën dhënë fëmijëve shqiptarë


Presidenti i Shqipërisë Topi vlerëson angazhimin e Selisë së Shenjtë e të Italisë në favor të shëndetit të fëmijëve shqiptarë. Nesër më 20 nëntor do të mbahet ceremonia e dorëzimit të çmimit spitali të Vatikanit në Romë ‘Bambino Gesù’ – ‘Jezusit Foshnje’.
Në shenjë mirënjohjeje për asistencën dhënë shumë fëmijëve shqiptarë, Bamir Topi, President i Shqipërisë, do t’i dorëzojë nesër më 20 nëntor një dekoratë Spitalit Pediatrik Bamibo Gesù. Ceremonia do të zhvillohet pranë sallës Salviati të spitalit në sheshin Sant’Onofrio n.4 në Romë, në ora 18.00.
Në saje të marrëveshjes, nënshkruar vitin e kaluar, mbi 23 fëmijë, me probleme kardiologjie, me leucemi të rëndë e të nevojshëm për terapi të drejtpërdrejtë e shërbime tjera mjekësore, janë kuruar pranë spitalit të Vatikanit Bambimo Gesù.
Çmimi i mirënjohjes që jep Republika e Shqipërisë do t’i dorëzohen prof. Giuseppe Profitit, Presidentit të spitalit Bambino Gesù, përgjegjësit të Koordinimit të misionit ndërkombëtar të këtij spitali, Domenico Crupiy, drejtorit të përgjithshëm Casa Sollievo della Sofferenza i San Giovanni Rotondo, Giovanna Leo, presidentes së Shoqatës Peter Pan dhe kardiokirurgjisë Vittorio Vanini.
Ceremonia do të zhvillohet në praninë e Shkëlqesisë së Nderuar imzot Luigi Travaglino nga Sekretaria e Shtetit të Vatikanit, delegat për marrëdhëniet me Shtetet, Rrok Logu, Ambasador i Shqipërisë pranë Selisë së Shenjtë, Llesh Kola, Ambasador i Shqipërisë në Itali e Albert Prenkaj, Ambasador i Kosovës në Itali.







All the contents on this site are copyrighted ©.