2010-11-19 14:47:04

Papa në Gjermani më 2011: gëzimi i ipeshkvijve gjermanë.


(19.11.2010 RV)Papa do ta vizitojë Gjermaninë vitin e ardhshëm, ndoshta në muajin shtator. Lajmin e dha sot, përmes një komunikate, kryetari i Konferencës ipeshkvnore gjermane, imzot Robert Zollish. Do të jetë shtegtimi i tretë apostolik i Papës Jozef Racinger në atdheun e tij, pas DBR-së së Këlnit, më 2005 dhe vizitës në Bavari, më 2006.
“Shtegtimi i Atit të Shenjtë do të jetë një ngjarje me rëndësi të madhe në jetën e vendit tonë e të Kishës sonë”, pohon imzot Zollish në komunikatë, duke shprehur edhe gëzimin e mirënjohjen e mbarë episkopatit gjerman.
“Vizita e Papës, me ftesën e presidentit të Republikës, Kristian Vulf, nënvizon kryetari i Konferencës Ipeshkvnore gjermane, do ta përforcojë Kishën në Gjermani, gjithnjë në shërbim të njeriut e të mbarë shoqërisë”.
Hollësitë e kësaj vizite do të bëhen të njohura para Krishtlindjes 2010.







All the contents on this site are copyrighted ©.