Edhe në Vatikan, ashtu siç ndodhi në Gjermani, lind një fondacion kushtuar mendimit
të Benediktit XVI. “Fondacioni vatikanas Joseph Ratzinger – Benedikti XVI” që do të
paraqiten para shtypit të premten e ardhshme më 26 nëntor. President i këtij fondacioni
do të jetë imzot Giuseppe Antonio Scotti, president i Librarisë Botuese të Vatikanit
( shtëpia botuese e Selisë së Shenjtë) e sekretar i dytë i Këshillit Papnor për Komunikimet
Shoqërore, ndëria në udhëheqje të Komitetit shkencor të fondacionit do të ulet kardinali
Camillo Ruini, ish-president i Konferencës Ipeshkvnore italiane. Një fondacion i ngjashëm
është themeluar më 2008 në Gjermani nga ish studentët e prof. Ratzinger , quhet Schuelerkreis
e ka si qëllim “promovimin e teologjisë në frymën e Joseph Ratzingerit”. Fondacioni
ka mbledh 1,6 milion euro nga shitja e librave të Benediktit XVI si vepra “Jezusi
i Nazaretit” e tjera vepra.