2010-11-18 16:14:56

Shqipëri: nuk ndalet debati mes pozitës e opozitën në Kuvend


Në Shqipëri debate mes pozitës dhe opozitën në seancën e sotme të Kuvendit, në pjesën e jashtë rendit të ditës për refuzimin e statusit të vendit kandidat për Shqipërinë nga ana e KE së. Ndërkohë që deputetët e mazhorancës kanë deklaruar se është meritë e qeverisë dhe kryeministrit liberalizimi i vizave dhe arritjet në ekonomi, luftën ndaj krimit e korrupsionit, opozita ka theksuar se është faj i qeverisë që vendit iu refuzua statusi. "Ku është dëgjuar më parë që kryeministri i një vendi aspirant të ndërmarrë një sulm dhe të bëjë lobing kundër KE së për raportin e dërguar pas refuzimit të statusit" tha deputeti i PS së, Taulant Balla. Sipas tij, Sali baba nuk duhet ta kujtojë raportin e KE së si pasqyra e shtrigës që fsheh realitetin e hidhur. "Personi që mban peng intergrimin është Sali Berisha dhe KE ka plotësisht të drejtë ku thotë se qeveria nuk është e gatshme të zgjidhë krizën" tha ai, duke shtuar se zgjidhja e vetme mbetet oferta e opozitës për hetimin e materialeve të kutive të votimit. Deputeti i PD se, Eduard Halimi ka akuzuar opozitën se është kundër integrimit ne BE dhe e ka treguar veten se është pro bojkoteve. Sipas tij, PS së do te "dukatizojë" vendin. "Ju keni si opsion të vetëm dukatizimit të Shqipërisë, por harroheni. Ju keni si opsion bojkotin ndaj integrimit të vendit prandaj duhet ti kërkoni falje shqiptarëve", tha Halimi. Ministri i Transporteve Olldashi ka vazhduar në të njëjtën linje, duke akuzuar opozitën si shkak për refuzimin e statusit. Sipas saj, në raport kërkohet pjesëmarrja e opozitës në kuvend, në votimin e ligjeve me shumicë të cilësuar duke miratuar kështu miratimin e ligjeve te mbetura pezull.







All the contents on this site are copyrighted ©.