2010-11-18 16:48:56

Benedikti XVI pret Primatin e anglikanëve Rouan Uilliams dhe Metropolitin ortodoks të Pergamit, Joanis.


(18.11.2010 RV)Papa Benedikti XVI priti në takim kryeipeshkvin e Kanterbërit dhe primatin e Bashkimit Anglikan Rouan Uiliams bashkë me metropolitin e Pergamit Joanis, të cilët morën pjesë në Aktin përkujtimor të 50-vjetorit të Këshillit Papnor për Bashkimin e të Krishterëve.
Në mikrofonin e Radio Vatikanit, primati i Anglisë, Uiliams bëri një bilanc të shtegtimit të Papës në Mbretërinë e Bashkuar. “Mendoj se frytet ekumenike kanë qenë tepër bindëse. Nja dy javë pas vizitës së Papës Racinger, unë dhe kryeipeshkvi Vinsent Nikols ishim bashkë në takimin e “Blek Mejxhoriti Çërçis” në Londër. Shumë prej këtyre kishave deklaruan se sa shumë e ka konfirmuar dhe sa thellë e kanë ndjerë vizitën domethënëse të Papës në Mbretërinë e Bashkuar.”
Nga ana e vet mitropoliti ortodoks Joanis theksoi se fryti e këtyre viteve dialog është së pari “dashuria dhe respekti” pas konflikteve të shumta mes katolikëve dhe ortodokësve gjatë mijëvjeçarit të dytë.







All the contents on this site are copyrighted ©.