2010-11-17 11:32:09

Irak: Talabani refuzon nënshkrimin e aktit të dënimit me vdekje për Tarek Aziz


“Jo, nuk do të shkruajë një urdhër të tillë – tha Talabani për televizionin francez France24 – sepse jam socialist. Kam dhembshuri, mëshirë e simpati për Tarek Azizin sepse është një i krishterë irakian; më tutje, është njeri i moshuar që ka mbi 70 vjet. Ja se pse nuk do të nënshkruajë kurrë këtë urdhër të ekzekutimit”.
Gjykata e Lartë e Irakut e ka dënuar për vdekje Azizin në mbarim të tetorit; mirëpo për ta shpëtuar jetën e ish ‘numri dy’ të regjimit është vu në lëvizje e mbarë bashkësia ndërkombëtare, duke kujtuar moshën e avancuar e problemet shëndetësore të Tarek Azizit.







All the contents on this site are copyrighted ©.