2010-11-16 16:49:07

Kryeministri Shqipërisë, Berisha në Bruksel për konferencën “Ballkani në zemër të Evropës”


Kryeministri Shqipërisë Sali Berisha gjendet sot në Bruksel për të marrë pjesë në konferencën "Ballkani në zemër të Evropës", e iniciuar nga Partia Popullore Europiane (PPE), me pjesëmarrjen e personaliteteve nga vende të rajonit, anëtarë të Parlamentit Europian dhe komisionerit për Zgjerimin në Komisionin Europian, z. Stefan Fule.
Zyra e shtypit e qeverisë së Tiranës njoftoi se në këtë ngjarje kryeministri Berisha do të mbajë një fjalë rasti në konferencë, gjatë sesionit të parë me temë "Një erë e re për Ballkanin Perëndimor: nga konfliktet, drejt një rajoni demokratik, në paqe dhe prosperitet."
Kryeministri i Shqipërisë së bashku me kryetarin e grupit parlamentar të PPE-së në Parlamentin Europian, z. Joseph Daul, Kryeministrin e Maqedonisë, z.Nikola Gruevski dhe ministrin e Jashtëm dhe Integrimit Evropian të Kroacisë, z. Gordan Jandrokovic, do të dalin në një konferencë të përbashkët për shtyp.
Në këtë takim kushtuar rajonit të Ballkanit, do të jetë e pranishme kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli.







All the contents on this site are copyrighted ©.