2010-11-16 18:41:59

Kisha në SHBA: kryeipeshkvi i Nju Jorkut, imzot Dolan është president i ri i ipeshkvijve amerikanë.


Kryeipeshkvi i Nju Jorkut, imzot Timothy M. Dolan, është zgjedhur sot President i ri i Konferencës Ipeshkvnore Katolike të SHBA-së. Zgjedhja u bë nga ipeshkvijtë amerikanë në konferencën e tyre të përvitshme mbajtur në Baltimore, në Maryland.
Kryeipeshkvi Dolan e merr vendin e kardinalit të Çikago Francis Eugene Georger, mandati trevjeçar i të cilit posa ka përfunduar në udhëheqje të Konferencës Ipeshkvnore Katolike të SHBA-së.







All the contents on this site are copyrighted ©.