2010-11-16 16:49:36

Impenjimi për bashkimin e të krishterëve është i domosdoshëm: kështu, imzot Koh në plenaren e dikasterit për ekumenizmin


(16.11.2010 RV)Kisha Katolike është plotësisht e impenjuar në rrugën e ekumenizmit: kështu pohoi dje pasdite, kryetari i Këshillit Papnor për Bashkimin e të Krishterëve, në hapjen e mbledhjes së dikasterit, që feston 50-vjetorin e themelimit. Imzot Kurt Koh përshkoi krejt historinë e dialogut ekumenik, nga Koncili II i Vatikanit e deri më sot, duke uruar që të krishterët të bashkohen për të dëshmuar Ungjillin në botën bashkëkohore.







All the contents on this site are copyrighted ©.