2010-11-15 17:17:46

Ati i Shenjtë për sportin: të mësojë respektin dhe vlerat morale. Falënderim Italisë për mikpritjen e katolikëve të plagosur në Bagdad.


(15.11.2010 RV)“I praktikuar me pasion e vështrim etik, sporti është shkollë e vlerave njerëzore dhe kristiane”. Këtë pohoi Papa, duke takuar sot në Vatikan, një përfaqësi të mësuesve italianë të skive.
I pranishëm në audiencë, edhe Ministri i Jashtëm i Italisë, Franko Fratini, të cilin Benedikti XVI e falënderoi për ndërhyrjen e qeverisë italiane në ndihmë të katolikëve irakianë, të plagosur gjatë atentatit të 31 tetorit të kaluar, në Bagdad.
Është fjala për sulmin kundër Katedrales siro-katolike të Bagdadit, natën e Solemnitetit të të Gjithë Shenjtorëve. Atentati shkaktoi vdekjen e 60 vetëve, ndërmjet të cilëve, 8 fëmijë, 10 gra e 2 meshtarë. Shumë të plagosur u shtruan menjëherë në strukturat e asistencës shëndetësore italiane.
Duke u folur, pastaj, mësuesve të skive, Benedikti XVI ripohoi se veprimtaria sportive është një nga mjetet, që ndikon fuqimisht në zhvillimin e harmonishëm të njeriut dhe në arritjen e përsosurisë së tij morale, duke kontribuar edhe në krijimin e disa aftësive, si:
“... për shembull këmbëngulja për arritjen e qëllimeve, respektimi i rregullave, guximi për t’i përballuar e për t’i kapërcyer vështirësitë. I praktikuar me pasion e me sens etik, sporti, përveç frymës së shëndoshë të garës, bëhet shkollë në të cilën njeriu mëson të përvetësojë vlerat njerëzore e kristiane”.







All the contents on this site are copyrighted ©.