Sot më 12 nëntor kalendari Kishtar përkujton Shën Jozafatin, ipeshkëv e martir
Shën Jozafati lindi në Vilnius të Lituanisë rreth vitit 1580 nga prindër ortodoksë.
Rreth moshës 20 vjeçare u kthye në katolicizëm dhe hyri ndër rregulltarë bazilianë
(1604), ku pas pak kohe u zgjodh i parë, pastaj abat e, së fundi, kryeipeshkëv i Polozkut
(1617). Gjatë gjithë jetës së tij meshtarake ruajti ritin e Kishës Uniate, në
harmoni të plotë me Kishën e Romës. Për këtë, gjithnjë në harmoni me Romën, punoi
pa pushim: riorganizoi klerin e vendit, jetën rregulltare dhe sjelljet fetare. Ktheu
në bashkimin e Kishës aq shumë njerëz, sa të quhej nga të gjithë: “ Rrëmbyes shpirtrash”.
Kundërshtarët nisën ta urrenin për shkak të jetës së tij të shenjtë, e sidomos
të apostullimit, zhvilluar ndërmjet ortodoksëve të Rutenisë. Urrejtja e ortodoksëve
të shkëputur nga Kisha u thellua aq, sa një ditë i hynë të armatosur në banesën e
argjipeshkvisë, e mbytën mizorisht dhe trupin e tij e flakën në lumin e Dunës. (Viterbsk,
Rusia e Bardhë, 1623).