2010-11-12 12:47:53

Papa takon krerët e dikastereve të Vatikanit me të cilët trajton çështjen e ungjillëzimit


Papa Benedikti XVI takoi sot paradite në Vatikan, krerët e dikastereve të kuries romake. Ndër pikat e rendit të ditës të këtij takimit perspektivat e dikasterit të ri të Vatikanit për ungjillëzimin, shpallur nga Benedikti XVI në qershorin e kaluar e të cilin ia ka besuar kryeipeshkvit imzot Rino Fisichella, me ‘motu proprio’ - ‘nismën personale ‘ nënshkruar nga Papa më 21 shtator. “Këshilli Papnor për Promovimin e ungjillëzimit të ri” është emri zyrtar i dikasterit, synimi kryesor i të cilit do të jetë luftimi i “shkretëtirës së brendshme” që avancon në rajone të lashta me traditë të krishterë”.







All the contents on this site are copyrighted ©.