2010-11-12 16:31:09

Kosovë: një javë filmi kushtuar së Lumes shqiptare Nënë Terezës


Në kuadrin e kremtimit të 100-vjetorit të lindjes së Nënë Terezës, në Kosovë ende vijojnë nismat përkujtimore.
Të marten e kaluar në Teatrin Kombëtar në Prishtinë filloi Java e filmit dokumentar kushtuar jetes dhe veprës se të Lumes Nënë Tereze. Këtë javë, e shpalli të hapur Sali Morina, sekretar i Ministrisë së Kulturës, organizatore kryesore e manifestimeve kremtuese, kushtuar Vitit Jubilar – 100 Vjetorit të lindjes së me të madhës se kombit tonë.
“Diçka e bukur për Zotin, Nëna Tereze e Kalkutes”, quhej filmi, prodhim i BBC-së, që u shfaq në mbrëmjen e së martës. Diku në një paralagje të Kalkutes pasqyrohej jeta reale, e rendë dhe plot sakrifcë e Nënë Terezes dhe misionareve tjera të dashurisë që nga mëngjesi i hershëm, që nisej me lutje, e deri në orët e vona të natës, në përpjekje për të ushqyer dhe zbutur dhëmbjet e të sëmurëve nga gërbula te lënë pamëshirshëm rrugicave dhe kujdesi për foshjat e braktisura, për të varfërit ndër më të varfër, ishte moto e punës së tyre, përkushtimi për Krishtin Zot.
Në çdo mbrëmje deri të dielën do të shfaqet nga një dokumentar, dy prej tyre me autorë kosovarë, Ismet Rashiti “Nënës Tereze” dhe
“Nëna e Dashurisë” i Fahri Hysajt. “Për ta ndërtuar skenarin e këtij filmi i kam përdorë librat e dom. Lush Gjergjit, por aty paraqitet edhe ai vetë, sepse është njohësi më i mire i Nënë Terezes” me tha regjisori Hysaj, duke shpjeguar se dimensioni i filmit të tij më shumë se fetar është human. Filmi zgjatë pesëdhjetë minuta dhe xhirimet janë bërë në Shkup, Shkodër, Letnicë, Dublin, Zagreb e gjetiu, thotë ai, i cili nuk fsheh gëzimin që kishte arritur ta realizojë ëndërrën, filmin e tij, siç tha, për Gonxhe Bojaxhiun, të Lumen Nënë Tereze, humanisten shqiptare, e cila me veprën e saj i solli dritë mbarë njerëzimit.
Me këtë nismë, Kosova dëshiron të njihet dhe të zbulojë edhe më tej veprën dhe mësimet e Gonxhe Bojaxhiut, të cilën e konsideron një ndër figurat më të rëndësishme të kombit shqiptar.
Po më hollësisht mbi Javës së Filmave Dokumentarë kushtuar Nënë Terezës, nga Prishtina na njofton Rabie Ibraj........RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.