2010-11-11 10:35:42

Filluan sot punimet e Samitit G20 në Seul.


Vendet më të industrializuara të botës gjatë këtij takimi kdo të provojnë të gjetjenë përgjigjet ndaj krizës ekonomike globale. Pikat themelore janë këmbimet dhe prishja e ekuilibri të drejtpeshimeve tregtare. Pjesëmarrësve të këtij Samiti të rëndësishëm Papa i ka drejtuar mesazhin e tij.
E Benedikti XVI uron që të “gjenden zgjidhje të përshtatshme të çështjeve tejet komplekse siç është kriza ekonomike globale e rezultatet të arrihen me bashkëpunimin e tërë bashkësisë ndërkombëtare, duke njohur e pranuar vlerën primare dhe qendrore të dinjitetit të njeriut, që është caku e synimi përfundimtar i çdo zgjidhjeje”. Pra, Papa Racinger uron që çdo zgjidhje që të arrihet, ta ketë në qendër të vëmendjes vlerën dhe dinjitetin e njeriut.
E mbarë bashkësia ndërkombëtare pret vendime të rëndësishme nga ky takim i nivelit të lartë i Seulit, për një shtytje të fortë e një kthesë vendimtare për zgjidhjen e problemeve ekonomike dhe shoqërore që sot në nivele e masa të ndryshme përfshinë të gjitha kontinentet e botës.







All the contents on this site are copyrighted ©.