2010-11-11 16:52:41

Budapest: u hap takimi i Konferencës së Kishave Evropiane për luftën kundër varfërisë.


(11.11.2010 RV)Dje u hap në Budapest konsulta ndërkombëtare e Kishave Evropiane për luftën kundër varfërisë. Takimi është promovuar nga Konferenca e Kishave Evropiane dhe nga Këshilli Ekumenik i Kishave, në bashkëpunim me Kishat në Hungari. 80 pjesëmarrësit, nga 32 vende evropiane e miq nga e gjithë bota, po reflektojnë mbi temën: “Varfëria, pasuria dhe ekologjia në Evropë.” Konferenca, njofton agjencia e lajmeve SIR, u hap dje me fjalimin e kryetarit të Konferencës së Kishave Evropiane metropolitit Emanuel të Francës. “Liberalizmi ekonomik, i cili deri më sot është zhvilluar sipas vetërregullimit, ka arritur kulmin e shprehjes së vet. Gjendemi në një krizë vlerash e cila e vendos njeriun përpara përgjegjësive.” Kishat nuk mund të qëndrojë jashtë këtij procesi. “Ka një rol aktiv që duhet të luajnë Kishat për t’iu përgjigjur sfidave përpara të cilave na vë shoqëria ku jetojmë, duke promovuar “një stil jete që di t’iu bëjë ballë presioneve të ekonomisë dhe të konsumizmit” bazuar tek “etika e përgjegjësisë”– tha metropoliti Emanuel.
Dje në konferencë folën gjithashtu edhe përfaqësuesit e qeverisë hungareze si edhe kryetari i përfaqësisë së Hungarisë pranë Komisionit Evropian, Tamash Syç i cili iu paraqiti pjesëmarrësve programin e BE-ian për luftën kundër varfërisë.
Konferenca i mbyll punimet nesër.







All the contents on this site are copyrighted ©.