2010-11-10 12:31:10

Papa fton Kolegjin kardinalor më 19 nëntor për t’u lutur e reflektuar mbi temat më aktuale të Kishës


Ati i Shenjtë Benedikti XVI ka ftuar Kolegjin kardinalit të ndajë së bashku me të një Ditë lutjeje e reflektimi më datën 19 nëntor, një ditë para kremtimit të Koncistorit të rregullt publikë. Reflektimet do të bëhet mbi argumentet më të ndjeshme e të rëndësishme që interesojnë Kishën bashkëkohore dhe misionin e Papës, në një atmosferë urate e kolegjialiteti.
Para së gjithash, duhet saktësuar se bëhet fjalë për një thirrje e për një vendim personal të Papës, që është kreu i Kolegjit kardinalor, i cili i fton të marrin pjesë në këtë moment të parë të vet Koncistorit të gjithë kardinajt e të ndërhyjnë në këtë mbledhje, e cila u quajt takim „reflektimi e lutjeje“ mbi tema të aktualitetit e të interesit të përbashkët. Papa, siç e dimë, e ka shumë përzemër që kolegjialiteti kishtar të shprehet mbi tema e argumente, pikërisht përmes mbledhjes e këshillimit të Kolegjit kardinalor, përmes Sinodit të ipeshkvijve, dhe formave tjera. E ky Kolegj kardinalor është forma e parë e rëndësishme e ushtrimit të kolegjialitetit. Kjo ditë që do të mbahet më 19 nëntor, është e ngjashme me ditë tjera që janë mbajtur në të kaluarën disa herë, me Benediktin e XVI – pati një nismë të këtillë me rastin e Koncistorit të vitit 2007 – e edhe me Gjon Palin II, që i pat ftuar kardinajt për ditë të kësaj natyre. Në këto takime, Papa merr pjesë, dëgjon me shumë vëmendje, si ndërhyrjet e parashikuara e po kështu edhe ato të kardinajve të pranishëm që duan të thonë apo të kërkojnë shpjegime.
Temat e takimit të 19 nëntorit janë shpallur në letrën e dërguar që e shpall mbajtjen e kësaj dite. Tema kryesore, është ajo që parashikon relacionin e sekretarit të Shtetit të Vatikanit, kardinalit Bertone, mbi temën e situatës së lirisë fetare në botë e mbi sfidat e reja. Kjo është tema që do të kërkojë edhe mjaft kohë në disponim për t’u diskutuar e shqyrtuar. Pastaj janë edhe katër tema tjera që do të paraqiten me komunikata të shkurta e mbi të cilat do të ketë kohë për të ndërhyrë. Do të jetë edhe tema mbi liturgjinë në Kishë sot, për të cilën në fillim do të flas kardinali Canizares, prefekt i Kongregatës për kultin hyjnor; pastaj tema „Dhjetë vjet nga dokumenti Dominus Iesus“, që është dokument shumë i rëndësishëm i Kongregatës për Doktrinën e Fesë, për të cilin të flas kryeipeshkvi Angelo Amato. Më pas do të jenë dy njoftime të kardinalit Levada: ai mbi përgjigjen e Kishës ndaj rasteve të keqpërdorimeve seksuale e ai mbi Kushtetutën !Anglicanorum coetibus“, që janë argumente të aktualitetit. Pastaj do ketë edhe argumente tjera që do të dalin në pah gjatë ditës e gjatë bisedimeve.








All the contents on this site are copyrighted ©.