2010-11-09 15:10:26

Poloni: Ditë solidariteti me Kishën e persekutuar në Irak.


(09.11.2010 RV)Më 14 nëntorin e ardhshëm, shoqata “Ndihmë për Kishën që Vuan”, bashkë me të gjithë Kishën polake, do të shprehë nëpërmjet lutjes, solidaritetin e të gjithë atyre që persekutohen nëpër botë për shkak të fesë në Krishtin. Me këtë rast, Kisha polake ka ftuar si mik të veçantë kryeipeshkvin e dioqezës së Kirkukut, në Irak, Imzot Luis Sako, dëshmitar i martirizimit të të krishterëve në këtë vend.
Çdo vit rreth 170 mijë të krishterë japin jetën për fenë e tyre. Kështu lutja kthehet në një shprehje të solidaritetit me kishën e persekutuar. Programi i vizitës së imzot Sako, në Poloni parashikon mes tjerash edhe vizitën në Poznan, Varshavë, Çestokovë dhe Krakov. Në kryeqytetin e Polonisë imzot Sako do të marrë pjesë në një konferencë për shtyp pranë sekretarisë së Konferencës ipeshkvnore polake, ndërsa në Poznan do të mbajë një konferencë për shtyp të mbi gjendjen e të krishterëve në Irak dhe do të takohet me të rinjtë e këtij qyteti.







All the contents on this site are copyrighted ©.