Kardinali Turan në Teheran për Takimin e shtatë ndërfetar me “Organizatën e Kulturës
dhe të Marrëdhënieve Islamike”
(08.11.2010 RV)Krerët e Këshillit Papnor për Dialogun Ndërfetar do të jenë
që nesër në Iran për të marrë pjesë në takimin e shtatë me Qendrën për Dialogun Ndërfetar
të “Organizatës së Kulturës dhe të Marrëdhënieve Islamike”. Tema e takimit, që do
të përfundojë më 11 nëntor, është “Feja dhe shoqëria: perspektiva të krishtera dhe
myslimane”. Nga dikasteri vatikanas do të jenë të pranishëm kryetari, kardinali Zhan-Lui
Turan, sekretari, imzot Pier Luigji Çelata dhe kreu i zyrës për Islamin, imzot Khaled
Akasheh. Pas një sesioni përurues, takimi do të zhvillohet me dyer të mbyllura. Në
ditët e simpoziumit do të bëhet edhe një konferencë në universitetin e Teheranit,
për t’u paraqitur studentëve dhe profesorëve, këndvështrimin e krishterë mbi temën.
Parashikohet gjithashtu, një vizitë në qytetin e shenjtë të shiitëve, Qom, i cili
është edhe qendra kryesore e studimeve për mësimdhënien e fesë islame.