2010-11-06 11:28:26

Benedikti XVI arriti në Santiago të Kompostelës: programi i shtegtimit


(05.11.2010 RV)Nisi sot shtegtimi i 18-të Apostolik i Benediktit XVI: vizitë dyditore në dy lokalitete me traditë të lashtë katolike, Santiago i Kompostelës, i lidhur ngusht me ritin e shtegtimit tek Varri i Shën Jakut Apostull, që kremton Vitin e tij jubilar, dhe Barcelona, ku Papa do të kremtojë ritin e kushtimit të Tempullit Sagrada Familia, ende i papërfunduar, 128 vjet pas ngritjes së kantierit vigan, gjithnjë në aktivitet.
Papa arriti sot paradite në Santiago të Kompostelës, etapë e parë e vizitës së tij apostolike në Spanjë.
U nis në orën 8. 30 nga Roma, për të arritur në kryeqendrën e Galicisë rreth orës 11.24. Këtu, në orën 16. 30 kremtoi Meshën me rastin e Vitit Jubilar kompostelan, në Plaza de l’Obradoiro.Në mbrëmje u nise për në Barcelonë ku nesër paradite do të kryesojë Meshën e kushtimit të Kishës e të elterit të Sagrada Familia, ndërsa pasdite do të vizitojë institutin L’Obra Benefico Social të Nen Deu (L’Obra Benefiku Susial Neu Deu), për fëmijë me aftësi të kufizuara fizike, për t’i thënë, më pas Spanjës, mirupafshim në Madrid, për Ditën Botërore të Rinisë!
Gjon Pali II ka shtegtuar 6 herë në Gadishullin iberik, ka vizituar Barcelonën gjatë shtegtimit të tij të parë apostolik në Spanjë (31.10-9.11.1982) e në Santiago të Kompostelës 2 herë: më 9 nëntor 1982, gjatë vizitës së tij të parë apostolike në vend e më 19-20 gusht 1989, me rastin e shtegtimit të tij të tretë, për Ditën Botërore të Rinisë.







All the contents on this site are copyrighted ©.