2010-11-05 14:32:12

Sot me 5 nëntor kalendari Kishtar kujton Shenjtorët Domnini e Teotimi, martir


(05.11.2010 RV)Për Shën Domninin, që përkujtohet sot nga Kisha katolike, kemi njoftime tepër të pakta, që mund të përmblidhen në fjalët: “Derdhi gjakun për Krishtin në Çezare të Palestinës”.
Disa studiues besojnë se Shën Domnini u martirizua nën perandorin Maksimian, së bashku me Teotimin, Filoteun e Silvanin. Të tjerë përpiqen të vërtetojnë shkencërisht se Shenjti e pësoi martirizimin nën perandorin Dioklecian (shek IV).
Çka dimë me siguri, është se Euzebi i Çezaresë, historian i martirizimit të të krishterëve të parë, e kujton si një nga martirët më të njohur të Palestinës. Sipas këtij burimi të sigurtë, Domnini ishte një djalosh i krishterë me dituri të lartë, madje historiani i bashkësive të para të krishtera shpreh mendimin se mund të ketë qenë mjek i cili, në përpjekjen për t’i pëngjarë Krishtit, e shkriu jetën e tij të shkurtër, duke shëruar sëmundjet e korpit e të shpirtit.
Po sot përkujtohen edhe shenjtorët Teotimi, Filoteu e Silvani martirë, që u mbyten gjatë lojrave të cirkut, organizuar për dëfrimin e popullit, si dhe Shën Ausenci i cili, në moshë të shtyrë, u hodh në arenë mes bishave të egra, që e coptuan.







All the contents on this site are copyrighted ©.