2010-11-05 18:47:20

Shqipëria dhe Bosnja: të hënën miratimi për liberalizimin e vizave


(05.11.2010 RV)Të hënën e ardhshme, Këshilli i ministrave të Brendshëm dhe të Drejtësisë të Bashkimit Evropian do të miratojë liberalizimin e vizave për qytetarët e Shqipërisë dhe të Bosnjë-Hercegovinës, vende që do të hyjnë kështu në zonën Shengen.
Burime diplomatike në Bruksel kanë lajmëruar sot se “marrëveshja është arritur” dhe dyshimet e shprehura në tetor nga Franca dhe Hollanda janë kapërcyer. Sipas marrëveshjes, Brukseli do të vazhdojë monitorizimin e vendeve të interesuara, për t’u siguruar se respektohen kërkesat. Vendimi merret me votat pro të mazhorancës së kualifikuar.
Data e hyrjes në fuqi të tij do të varet nga publikimi në Gazetën Zyrtare evropiane. Regjimi i ri i vizave, që u jep të drejtë qarkullimi qytetarëve me pasaportë biometrike, deri në 3 muaj, duhet të fillojë nga mesi i dhjetorit, shumë-shumë në datën 19.








All the contents on this site are copyrighted ©.