2010-11-05 16:13:20

Papa: globalizimi nuk ka anuluar çekuilibrat shoqëror


“Në kontekstin aktual të globalizimit, çekuilibrimet shoqërore nuk janë zhdukur aspak”. Këtë denoncon Papa Benedikti XVI në një mesazh drejtuar Këshillit Papnor për Drejtësi e Paqe. “ Kanë ndryshuar personat, përmasat e problematikave, mirëpo koordinimi ndërmjet Shteteve, shpesh është i papërshtatshëm, sepse i orientuar drejt kërkimit të ekuilibrit të pushtetit, në vend të solidaritetit, duke i lënë kështu hapësirë përsëritjes së pabarazive e diskriminimeve, rrezikut të predominimit të grupeve ekonomike e financiare që diktojnë, dhe kanë synim të vazhdojnë ta bëjnë agjendën e politikës, në dëm të së mirës së përbashkët universale”.
Në tekst të mesazhit, Papa teolog kujton se “kumtimi i Jezus Krishtit është faktori i parë e kryesor i zhvillimit”, siç pohon enciklika e Palit VI “Populorum Progressio”. “Falë saj – pohon Ati i Shenjtë Racinger – mund të ecët në rrugën e rritjes njerëzore në tërësi me zellin e dashurisë e të urtisë së të vërtetës në një mënyrë në të cilën, shpesh, gënjeshtra e rrezikon njeriun, shoqërinë, bashkëndarjen”.
Për Papën, vetëm “duke jetuar dashurinë e bamirësinë në të vërtetën, mund të ofrojmë një vështrim më të thellë që na mundëson ti kuptojmë çështjet e mëdha sociale e të tregojmë disa perspektiva thelbësore për zgjidhjen e tyre në kuptimin e plotë njerëzor”. Në të vërtet, “vetëm me dashuri e bamirësi, të mbështetura nga shpresa e të shndritura nga drita e fesë dhe arsyes, është e mundur – përfundon Papa – të arrijmë synimet e lirimit integral të njeriut e të drejtësisë universale”.







All the contents on this site are copyrighted ©.